Insajderi
Sport

Rikthehet Armando Broja, do të luajë me U21-shat e Evertonit deri në nëntor

Insajderi
17 October 2024 - 13:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rikthehet Armando Broja, do të luajë me U21-shat e Evertonit deri në nëntor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer në stërvitje me Evertonin.

Pas një mungese tejet të gjatë, Broja tashmë është rikthyer në fushën e blertë, por do të jetë pjesë e grupmoshave të reja U21 derisa të jetë mirë në aspektin kondicional dhe fizik, shkruan Indeksonline

Në nëntor, Broja pritet t’i bashkohet skuadrës së parë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe Republikës së Çekisë në UEFA Nations League

Broja mungon që një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi dhe ende s’ka debutuar te skuadra e tij e re Everton.

Kujtojmë që sulmuesi shqiptar është në pronësi të Chelseat, por Enzo Maresca e çoi në huazim për një vjet në “Godison Park”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark