Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, u vra në Gaza, konfirmon Izraeli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, u vra në Gaza, konfirmon Izraeli

    Insajderi
    17 October 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm izraelit thotë se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar është vrarë në Gaza.

    Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, i cili erdhi në një mesazh personal për dhjetëra homologë të tij në mbarë botën.

    Ai thotë se lideri i Hamasit u vra nga ushtarët izraelitë sot, duke e përshkruar atë si “kryetarin e masakrës dhe mizorive” të 7 tetorit.

    Katz shton: “Kjo është një arritje e rëndësishme ushtarake dhe morale për Izraelin dhe një fitore për të gjithë botën e lirë kundër boshtit të së keqes të Islamit radikal të udhëhequr nga Irani, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

    “Eleminimi i Sinwar hap mundësinë për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe hap rrugën për një ndryshim që do të çojë në një realitet të ri në Gaza – pa Hamas dhe pa kontroll iranian”, ka deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark