Insajderi
Sport

VIDEO / Sherr masiv në futbollin shqiptarë, përfshihen prindërit dhe lojtarët

Insajderi
19 October 2024 - 22:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VIDEO / Sherr masiv në futbollin shqiptarë, përfshihen prindërit dhe lojtarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në futbollin shqiptar. Dhuna mesa duket nuk është zhdukur ende, teksa së fundmi një sfidë mes Orikut u17 dhe Butrintit u17 ka eskaluar në sherr masiv.

Bëhet fjalë për një ndeshje të Kategorisë së Dytë për moshat.

Gjithçka nisi në pjesën e parë të sfidës, në një sherr masiv në stadiumin “Oriku”, ku u përfshinë lojtarët dhe prindërit e tyre.

Është klubi i Butrintit të cilët kanë publikuar videon e momentit kur ndodh dhe përleshja mes lojtarëve të të dyja skuadrave dhe disa prindërve. “Trimat e Orikumit, turp turp turp”, shkruan klubi i Butrintit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark