Insajderi
Lajme

Pejë: Burri rrihet nga gruaja, viktima lajmëron rastin në polici

Insajderi
20 October 2024 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pejë: Burri rrihet nga gruaja, viktima lajmëron rastin në polici
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë në Pejë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga bashkëshortja e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së premtes, sipas raportit ditor policor të së dielës. Në raport thuhet se nuk ka pasur të lënduar dhe se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Pejë / 18.10.2024 – 23:00. Është raportuar viktima m/k, se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër/k. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “dhunë në familje”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark