Ursula von der Leyen me vizitë në Ballkanin Perëndimor, vjen dhe në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ursula von der Leyen me vizitë në Ballkanin Perëndimor, vjen dhe në Kosovë

    Insajderi
    20 October 2024 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Pas takimit në Bruksel, ndalesa e radhës do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

    Presidentja e BE-së do të vijë në Tiranë të mërkurën, më 23 tetor, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, shkruan CNA.

    Më pas, von der Leyan do të vazhdojë turin në Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark