Insajderi
Lajme

PDK-ja nuk vendos vija të kuqe ndaj VV’së, Haliti tregon “kushtet”

Insajderi
21 October 2024 - 08:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK-ja nuk vendos vija të kuqe ndaj VV’së, Haliti tregon “kushtet”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës nuk vendos vija të kuqe për asnjë parti politike – kështu ka lënë të nënkuptojë deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

“Unë mendoj se kësaj çështje, përgjigje mund t’i jap Këshilli Drejtues i partisë. Unë mendoj që në kushtet që Kosova është tani, është mirë me mendu të gjithë që pas këtyre zgjedhjeve të bëhet një Qeveri e unitetit kombëtar nga të gjithë, e përkohshme deri në zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe kërkesave që ka Bashkësia Ndërkombëtare ndaj Kosovës me qëllim që t’i hapet perspektiva Kosovës për integrim evropian dhe pranimin në institucione ndërkombëtare, për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe për hapjen e negociatave me BE-në.

Ai shtoi se “përfshin të gjitha partitë por me qëllim që të jetë qeveri për një vjet derisa të realizohen ose në cilindo variant, kushdo që të veproj në përputhje për zbatimin e këtyre marrëveshjeve të cilat janë diskutabile dhe është mirë që procesi për integrim të Kosovës në BE të jetë i unifikuar dhe të mos debatohet e as kundërshtohet në parlamentin e Kosovës”, u shpreh Haliti në një intervistë për Periskopin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark