136 çifte në Kosovë i dhanë fund martesës vetëm gjatë muajit gusht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    136 çifte në Kosovë i dhanë fund martesës vetëm gjatë muajit gusht

    Insajderi
    22 October 2024 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muaji gusht shënoi fundin e martesës për 136 çifte.

    Në raport me muajin paraprak, ky numër ka shënuar një rënie të lehtë.

    “Sa u përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin gusht janë 136 raste, krahasuar me muajin korrik kemi rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuara për ( – 4 %)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

    Me numrin më të madh të divorceve prin qyteti i Prizrenit me 15 cifte të divorcuara, pasuar nga Gjilani me 14 e Gjakova me 13.

    Klina dhe Skenderaj, kanë nga 9 raste të shkurorëzimeve.

    Por në top listen e shkurorëzimeve, nuk qëndron kryeqyteti Prishtina, e cila ka mbetur prapa Prizrenit, Gjilanit, Gjakovës, Klinës e Skenderajt, sa i përket shkurorëzimeve. Në kryeqytet gjatë muajit gusht janë 7 çifte të cilat kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

    E numër të njëjtë të shkurorëzimeve si Prishtina ka dhe Peja, e cila ka 7 raste.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark