Insajderi
Lajme

Meta izolohet në burgun “313” në Tiranë, avokati i shkon për vizitë

Insajderi
24 October 2024 - 15:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Meta izolohet në burgun “313” në Tiranë, avokati i shkon për vizitë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pasi Gjykata e Posaçme dha masën e sigurisë “arrest me burg” një ditë më parë, Ilir Meta nga blloku i sigurisë u transportua në burgun “313” në Tiranë. Sot avokati i tij, Genc Gjokutaj i ka shkuar për vizitë.

Mësohet se shkak për këtë takim është bërë përgatitja që po bëhet për ankimin për në gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Gjykata konfirmoi dje edhe masën e sigurisë detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin. Po ashtu edhe për Ema Çokun nuk u ndryshua masa e sigurisë.

Kurse për Piro Xhixhon u vendos ndryshim i masës nga arrest shtëpiak, në detyrim paraqitje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark