Insajderi
Lajme

Dyshohet se dy persona në Ferizaj qëllimshëm ia vunë zjarrin një veturës

Insajderi
24 October 2024 - 19:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se dy persona në Ferizaj qëllimshëm ia vunë zjarrin një veturës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një veturë është kapluar nga flakët sot në Ferizaj.

Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij e tipit “Smart” është djegur.

Vlera e dëmit llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.

Rasti për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonal i policisë Kanun Veseli teksa shtoi se dyshohet se dy persona ia vunë zjarrin.

“Më datën 24.10.2024 rreth orës 03:25 jemi njoftuar se në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, tek qendra Village Shopinng & Fun një veturë ishte përshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë dhe kanë mësuar se një veturë e tipit Smart me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit kishin fikur krejt zjarrin. Nga hetimet e para, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se dy persona i kanë vënë zjarrin veturës. Dëmi i shkaktuar është rreth 20.000 Euro”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark