Fotografi e rrallë e nënës së Rugovës – votimi nga banesa në zgjedhjet e vitit 1992 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografi e rrallë e nënës së Rugovës – votimi nga banesa në zgjedhjet e vitit 1992

    Insajderi
    25 October 2024 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka publikuar një fotografi të rrallë në llogarinë e tij në Facebook.

    Në imazhin që shihni është nëna e Ibrahim Rugovës, realizuar më 24 maj të vitit 1992, në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë.

    Siç thotë Merovci, fotoja s’është publikuar më parë dhe tregon si nëna e presidentit të ndjerë votoi nga shtëpia në atë kohë.

    “Fotografi e pa publikuar deri më tani: 24 maj 1992 dita e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë! Komisioni për votim shkon në banesën e Dijetarit RUGOVA në Lakrishtë, Prishtinë për t’ia mundësuar votimin e nënës së tij znj. Sofë RUGOVA! Në foto, nga e majta: Fanë RUGOVA, Sofë RUGOVA dhe Jakup SHALA”, shkruan Merovci.

    May be an image of 3 people


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark