Insajderi
Lajme

Si u gjend ‘Range Roveri’ i vjedhur në Ferizaj? Policia jep detaje

Insajderi
25 October 2024 - 19:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Si u gjend ‘Range Roveri’ i vjedhur në Ferizaj? Policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka gjetur një veturë të vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt.

Vetura ishte e braktisur.

“Hetuesit rajonal menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar veturën “Range Rover” me targa vendore,  e cila ishte vjedhur me datën 23.10.2024 rreth orës 03:05 në fshatin Dardani të Ferizajt.

Si provë materiale vetura është sekuestruar, deri sa të përfundojnë procedurat e ekzaminimit nga krimteknikët rajonal dhe kthimit të pronarit të saj, kurse policia është në kërkim të personave të dyshuar për rastin ” Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur me datën 23.10.2024 në fshatin Dardani të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark