Insajderi
Lajme

Mitrovicë: Vetura e Policisë aksidentohet pasi del në vendngjarje në një aksident, pesë persona lëndohen

Insajderi
26 October 2024 - 15:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mitrovicë: Vetura e Policisë aksidentohet pasi del në vendngjarje në një aksident, pesë persona lëndohen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mesnatë në Mitrovicë.

Nga Policia e Kosovës, kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi, se janë lënduar dy persona zyrtar policë, dhe tre persona të tjerë.

Në njoftim thuhet se kur policia ka dal ta shikoj vendngjarjen e një aksidenti është goditur edhe vetura e policisë.

“Aksident trafiku me lëndime Në mesnatë,rreth orës 00:15, datës 26.10.2024, deri sa njësia e trafikut po kryente vendëshqimin e një  aksidenti të  shkaktuar ndërmjet një  veture e një  motoçiklete në rrugën  e Ulqinit  në  Mitrovicë, nga një  veturë  është goditur vetura e policisë që  ishte në  vendngjare, me ç’ rast  përveç dëmeve materilale  lëndime kanë pësuar dy zyrtarë policorë,  dhe tre persona tjerë”, thuhet në përgjigje.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi shihet se në aksident veturat janë të dëmtuara.

VIDEO:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark