Insajderi
Lajme

Hidhet një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së një policeje në Zveçan

Insajderi
27 October 2024 - 11:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hidhet një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së një policeje në Zveçan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një mjet eksplodues është hedhur në oborrin e shtëpisë së një policeje në Zveçan.

Policia ka bërë të ditur se mjeti shpërthyes ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se nuk raportohet për ndonjë të lënduar, shkruan Insajderi.

“Zveçan / 25-26.10.2024 – 23:00-08:00. Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur është hedhur një mjet eksplodues në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore f/kosovare. Përveç dëmeve materiale në fasadën e shtëpisë dhe në një dritare nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Nuk dihen motivet e as autorët e këtij rasti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark