Insajderi
Sport

Votat e gazetarit nga El Salvadori, Viniciusin s’e përfshiu, Rodrin e vendosi të shtatin

Insajderi
29 October 2024 - 15:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Votat e gazetarit nga El Salvadori, Viniciusin s’e përfshiu, Rodrin e vendosi të shtatin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fituesi i Topit të Artë është përcaktuar me votat e 100 gazetarëve që kanë prezantuar 100 vendet më të ranguara në FIFA.

Gazetari nga El Salvadori ka shokuar shumë njohës të futbollit me vlerësimin e tij. Ai e vlerësoi vetëm të shtatin Rodrin, që e fitoi Topin e Artë. Ndërkohë Vinicius Juniorin nuk e përfshiu fare në dhjetëshe.
Bëhet fjalë për Bruno Porzion nga “El Grafico”. El Salvadori është i 83-ti në FIFA.

Për Rodrin, Bruno Porzio, tha: “Ai nuk shkoi larg në Ligën e Kampionëve, u eliminua herët. Një lojtar vendimtar nuk eliminohet heret. Më pas Spanja e fitoi Evropianin falë atij veprimi të pasanksionuar nga Cucurella. Për këtë arsye nuk e kam llogaritur Evropianin në votën time. Për pesë ndeshje e gjysmë nuk mund t’ia jap Topin e Artë”.

Lidhur me Viniciusin, gazetari nga El Salvadori tha: “Nuk e konsideroj vendimtar për shkak të stilit të lojës. Ai mund të ketë shënuar gola vendimtarë, por lëvizjet në fushë i ka në hapësira të kuffizuara. Ai nuk kontribuon kur skuadra nuk e ka topin, kështu që nuk e konsideroj lojtar të kompletuar dhe në mesin e dhjetë më të mirëve në Evropë. Nuk e kam përfshirë as të shtatin apo të tetin”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark