Ky është parashikimi i motit për nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është parashikimi i motit për nesër

    Insajderi
    29 October 2024 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mjegullës orëve të mëngjesit, të mërkurën gjatë ditës mbi vend parashihet të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell.

    Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, e maksimalet shkojnë në 17C e 19C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 4-8m/s.

    Vransira kalojnë mbi vend nga dita e enjtë, por se gjatë ditës nuk mungojnë intervale me diell. Herë herë me dendësim të vransirave shfaqen kushte për ndonjë rigë shiu.

    Mëngjeseve përgjatë ultësirave pritet formim i shtresave të mjegullës apo vransirave të ulëta, që më pas largohen. Temperaturat me tendencë të rënies deri të premtën në 15C. Të shtunën më pas shënojnë një rritje të përkohshme në 18C, para se shtrirja e një fronti të ftohtë ditën e diel të sjell më shumë vransira dhe rënie më të theksuar të temperaturës në 10C e 12C.Mendimi për motin


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark