Insajderi
Lajme

Sindikata e Policisë nuk pajtohet me rritjen e pagave: Nuk përkon me nevojat reale

Insajderi
29 October 2024 - 19:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sindikata e Policisë nuk pajtohet me rritjen e pagave: Nuk përkon me nevojat reale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sindikata e Policisë së Kosovës, tha se vlera e propozuar nga qeveria për rritjen e pagave, nuk përkon me nevojat e punonjësve.

“SPK përshëndet çdo vendim të Qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik dhe mbështet idenë që kjo rritje të jetë lineare për të gjithë punonjësit. Megjithatë, SPK vlerëson se shuma e propozuar për këtë rritje nuk përkon me nevojat reale të punonjësve, duke pasur parasysh inflacionin dhe rritjen e çmimeve, si dhe nivelin e pagave të policisë në shtetet e rajonit tonë”, thuhet në reagim.

Sipas tyre duke marrë parasysh inflacionin, rritja duhet të bëhet prej dy koeficientësh.

“Duke u nisur nga këta faktorë, SPK kërkon që rritja e pagave për vitin 2025 të realizohet duke përfshirë një rritje totale prej dy koeficientësh. Konkretisht, sugjerohet që rritja e parë të zbatohet në janar për një koeficient dhe e dyta në qershor për një koeficient shtesë.

Kjo qasje do të siguronte një mbështetje të qëndrueshme ekonomike për punonjësit tanë, duke përputhur pagat me rritjen e kostos së jetesës dhe me standardet e rajonit”, thuhet aty.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark