Insajderi
Sport

Dëshpëroi me humbjen e penaltisë që çoi në diskualifikimin e Al-Nassr, Ronaldo bën një reagim

Insajderi
30 October 2024 - 10:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dëshpëroi me humbjen e penaltisë që çoi në diskualifikimin e Al-Nassr, Ronaldo bën një reagim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen pasi humbi një penallti në minutën e 96-të për Al-Nassr kundër Al-Taawoun, duke e diskualifikuar nga kupa arabe.

Al-Nassr mbetet i pamposhtur në Superligën e Arabisë Saudite këtë sezon, por ecuria e tyre në Kupën e Mbretit ka përfunduar në fazën e 1/8-tës pasi Ronaldo nuk arriti të shënonte nga 11 metra.

Vendasit e panë veten në disavantazh në minutën e 71-të pasi Waleed Al-Ahmed gjeti rrjetën pas një goditje nga këndi.

39-vjeçarit iu dha mundësia për të barazuar rezultatin në kohën shtesë, por golashënuesi më i mirë i futbollit goditi topin mbi traversë.

Ronaldo shënoi tre herë në këtë garë sezonin e kaluar, por nuk arriti të shënonte asnjëherë këtë sezon.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark