Insajderi
Lajme

PDK kërkon lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet, refuzohet në Kuvend

Insajderi
30 October 2024 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK kërkon lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet, refuzohet në Kuvend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Propozimi i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, që të lejohet importimi i veturave më të vjetra se 10 vjet nuk mori mbështetjen e deputetëve të pushtetit në seancën e sotme të Kuvendit.

52 deputetë votuan kundër, nëntë votuan për dhe pesë abstenuan për ndryshim/plotësimin e Projektligjit për automjetet.

Në fjalën e tij, Lushtaku ka thënë se jo të gjitha familjet kanë mundësi të blejnë vetura të reja dhe me këtë ndryshim të ligjit synohet t’u ndihmohet ekonomike familjare me të ardhura të ulëta ose të mesme.

Propozimin e Lushtakut e quajti “joprofesional” deputetja e pushtetit, Fitore Pacolli. Ajo ka thënë se Ministria e Mjedisit është duke punuar për ndryshimet në Ligjin për automjetet dhe u propozoi deputetëve të votojnë kundër propozimit të Lushtakut dhe të presin “ndryshimet profesionale” të Ligjit nga Ministria.

Sipas Ligjit për automjetet, në Kosovë nuk mund të regjistrohen veturat e importuara që janë më të vjetra se 10 vjet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark