Zgjerimi i rrugës i lë pusetat e hapura, 16-vjeçari bie në njërën nga to dhe pëson gjakderdhje të brendshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjerimi i rrugës i lë pusetat e hapura, 16-vjeçari bie në njërën nga to dhe pëson gjakderdhje të brendshme

    Insajderi
    02 November 2024 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    16 vjecari E.K, fundjavën e kaluar ra në një pusetë teksa ishte duke lëvizur me trotinet elektrik përgjatë magjistrales Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll.

    E, meqë u rrëzua së bashku me mjetin që po lëvizte, ai pësoi gjakderdhje të brendshme në bark nga pëlcitja e organit të shpretkës, të cilën kirurgët edhe ia hoqën.

    Edhe vet kirurgu abdominal, Lulzim Salihu e konfirmoi se të miturit ia hoqën shpretkën dhe e operuan me urgjencë si shkak i gjakderdhjes.

    Aktualisht i lënduari trajtimin po e vazhdon në klinikën e kirurgjisë abdominale në QKUK, transmeton Klan Kosova.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark