Insajderi
Lajme

Cigare, arra e kikirikë – Dogana parandalon edhe një rast të kontrabandës

Insajderi
04 November 2024 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cigare, arra e kikirikë – Dogana parandalon edhe një rast të kontrabandës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dogana e Kosovës ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës, shkruan Insajderi.

Malli i sekuestruar, pako të cigareve, arra, kikirikë që kapin vlerën 25 mijë euro.

“Me datë 02.11.2024 rreth orës 19:50 njësia e Task Forcës ka identifikuar një automjet furgon me targa vendore duke ardhur ilegalisht nga fsh.Tanushë- RMV në drejtim të fsh.Mjak RKS .
I njëjti është ndaluar dhe gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallra si në vijim:

  • Filtera për cigare Grand 55 pako x10000 cope fitera gjithsej 550000 copë ,
  • 101 pako me arra X 10 kg gjithsej 1010 kg,
  • 120 pako me kikirika X 6 kg gjithsej 720 kg.
    Vlera e mallit sipas tregut është mbi 25.000€”, thuhet në njoftimin e doganës.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuesteohen dhe dërgohet në terminalin doganor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark