Insajderi
Lajme

Kurti uron Trumpin për fitoren: Mezi presim të punojmë së bashku

Insajderi
06 November 2024 - 11:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti uron Trumpin për fitoren: Mezi presim të punojmë së bashku
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Donald Trumpin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Kurti deklaroi se SHBA-ja është aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës.

“Urime presidentit Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, shkroi Kurti në platformën “X”.

Trump do të jetë presidenti i 47-të i SHBA-së, pasi triumfoi në zgjedhjet presidenciale kundër kandidates demokrate, Kamala Harris.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark