Insajderi
Lajme

Gjenden 11 doza substancë narkotike në një shtëpi në Prizren, policia arreston dy persona

Insajderi
13 November 2024 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjenden 11 doza substancë narkotike në një shtëpi në Prizren, policia arreston dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka bastisur shtëpitë e dy personave në Prizren.

Sipas raportit policor, në shtëpitë e tyre janë gjetur substanca narkotike.

Të dyshuarit janë arrestuar, mirëpo pas intervistimit njëri prej tyre me vendim të prokurorit është dërguar në qendër të mbajtjes e tjetri është liruar.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: Njëmbëdhjetë (11) doza substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme gjashtëmbëdhjetë 16 gram në shtëpinë e njërit person të dyshuar. Ndërsa tek i dyshuari tjetër një dozë substancë narkotike, dyshohet e llojit marihuanë me peshë 0.96 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej te dyshuarve dërgohet në qendrën e mbajtjes, tjetri i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, thotë policia në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark