Insajderi
Lajme

Dy gra në stacionin policor sulmojnë zyrtarët policorë

Insajderi
16 November 2024 - 13:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy gra në stacionin policor sulmojnë zyrtarët policorë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në stacion policor në Prishtinë janë paraqitur dy gra kosovare në lidhje me një familjar të tyre, i cili gjatë verifikimit kishte rezultuar me urdhër arrest.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 22:12.

“Në stacion policor janë paraqitur dy femra kosovare në lidhje me një familjar të tyre mashkull kosovar i cili gjatë verifikimit kishte rezultuar me urdhër arrest. Njësiti policor pasi që kishte marrë të kërkuarin e dyshuar për realizim të urdhëresës të cekur më lartë, ato kanë penguar zyrtarët policorë duke i shtyrë dhe sulmuar me qëllim të shmangin realizimin e urdhëresës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark