Insajderi
Lajme

“Deklaratë injorante”, Halil Matoshi kërkon që t’i merret shiriti i kapiteni Amir Rrahmanit

Insajderi
16 November 2024 - 15:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Deklaratë injorante”, Halil Matoshi kërkon që t’i merret shiriti i kapiteni Amir Rrahmanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analist, Halil Matoshi, ka reaguar pas ndeshjes të së premtes, ku Kosova ka ndërprerë lojën me Rumaninë.

Matoshi, tha se kapitenit Amir Rrahmanit, duhet të i merret shiriti.

Ai në “Facebook” ka shkruar se deklarata e Rrahmanit se Kosova është Shqipëri, është thirrje që Rumania mos ta njohë Kosovën.

“Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit të kombëtares! Ajo që e deklaroi kapiteni i Kombëtares kosovare në Press-konferencë se “Kosova âsht Kosovë, Kosova âsht Shqipni” âsht thirrje qe Rumania mos me e njoftë Kosovën e pavarun, e barasvlefshme me deklaratat injorante të Liburn Aliut (ministër në Qeverinë Kurti) se “Kosova âsht projekt i përkohshëm”!? Sepse nëse âsht kështu, me sa mèn kërkohet njohja nga pesë vendet e BE-së (Rumania, Spanja, Sllovakia, Greqia e Qipro)? Pse me u njoftë nji projekt i përkohshëm dhe pse me u respektu nji kombëtare qe nuk qenka kombëtare?“, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark