Insajderi
Lajme

Këto janë ‘bishat’ e reja të Policisë së Kosovës

Insajderi
16 November 2024 - 16:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këto janë ‘bishat’ e reja të Policisë së Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka përforcuar kapacitetet e saj duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus.

Këto automjete do të shërbejnë për mbështetje të njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta.

“Ky furnizim ka si qëllim përmirësimin e kapaciteteve të transportit, duke siguruar transport efikas dhe të sigurt për efektivat policore në terren. Automjetet do të lehtësojnë lëvizjen e njësive speciale, duke mundësuar një përgjigje më të shpejtë dhe më të organizuar në situata të ndryshme operative”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark