Insajderi
Lajme

Reagon Pacolli pasi e akuzoi ministri Peci për vrasjen e një heroi, e quan “spec”

Insajderi
17 November 2024 - 21:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reagon Pacolli pasi e akuzoi ministri Peci për vrasjen e një heroi, e quan “spec”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, iu ka kundërpëgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, pasi ky i fundit tha se kishte parë emrin e Pacollit në një dosje për vrasjen e një nga heronjve të Kosovës.

Pacollinë një përgjigje të shkurt për Periskopin tha se nëse ka informata për këtë ministri Peci, ta informojë prokurorinë.

Derisa prokurorët nuk kanë një gjë të tillë, sipas tij duke e quajtur ministrin ‘spec’ po pretendon s’e i ka listat.

“T’i tregon prokurorisë që nuk i paskan këto fakte, t’ju tregon se si unë jam mar rme vrasje dhe se prokurorit perëndimorë që 40 vite nuk kanë qenë të aftë të më zbulojnë, e ky far Spec-e i paska listat!!!!”, u shpreh ai për Periskopin.

Krejt kjo nisi, pasi ky i fundit këshilloi ministrin që mos të reagojë emocionalisht nëse në skandalet që iu zbuluan s’ka gisht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark