Insajderi
Lajme

Visar Azemi takon nëndegët e qytetit në Ferizaj: Bashkë jemi më të fuqishëm

Insajderi
17 November 2024 - 21:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Visar Azemi takon nëndegët e qytetit në Ferizaj: Bashkë jemi më të fuqishëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i degës së LDK’së në Ferizaj, Visar Azemi, ka zhvilluar një takim me përkrahësit e këtij subjekti politik nga nëndegët e komunës.

Azemi me anë të një postimi në ‘Facebook’ e përshktuajti takimin të mbushur me pasion, vullnet dhe propozime të shumta për të ardhmen e Ferizajt, shkruan Insajderi.

“Diskutimi ishte i hapur, me ide dhe plane konkrete për një Ferizaj më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.

Ky është momenti i duhur për të bashkuar forcat, duke u bërë bashkë për të kontribuar në ndryshimin që e duam për qytetin dhe për Kosovën.

Për një Ferizaj dhe një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar, dhe më të drejtë për çdo qytetar”, thotë ndër të tjera Azemi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark