Insajderi
Lajme

BQK’ja institucion i pavarur, por jo edhe guvernatori: Imitoi Kurtin në “Fadil Vokrri”- Filloi të kërcente menjëherë pas tij

Insajderi
20 November 2024 - 10:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BQK’ja institucion i pavarur, por jo edhe guvernatori: Imitoi Kurtin në “Fadil Vokrri”- Filloi të kërcente menjëherë pas tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Guvernatori i BQK’së, Ahmet Ismaili, u pa në zonën ‘Vip’ në stadiumin “Fadil Vokrri” bashkë me kryeministrin Albin Kurti përgjatë ndeshjes Kosovë-Lituani, të cilën kombëtarja e fitoi me rezultat 1-0.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Kurti u pa duke kërcyer për ta mposhtur të ftohtin që po mbizotëronte të hënën në kryeqytet, shkruan Insajderi.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se vetëm pak sekonda pasi që Kurti e bëri atë veprim, u përsërit nga një person.

Personi në fjalë është Ahmet Ismaili, guvernatori i BQK’së.

Kryeministri Kurti u thoshte ndërkombëtarëve se BQK’ja është institucion i pavarur, kur kritikohej për vendimin lidhur me ndalesën e dinarit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark