Insajderi
Lajme

Vetura godet për vdekje një këmbësor

Insajderi
22 November 2024 - 19:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetura godet për vdekje një këmbësor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është goditur për vdekje nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, i cili më pas ka vdekur.

“Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore)”.

“Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në konfirmim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark