Insajderi
Lajme

“273 milionë euro të buxhetit kanë përfundu te ‘dostat’ – me negociata në katër sy”

Insajderi
23 November 2024 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“273 milionë euro të buxhetit kanë përfundu te ‘dostat’ – me negociata në katër sy”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për 1 mijë e 700 tenderë të lidhur me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Ajo ka thënë se 273 milionë euro nga buxheti i shtetit “kanë përfunduar te dostat”, me negociata “në katër sy”.

“𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ e𝐮𝐫𝐨, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kry negociatat në katër sy.  Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu veten. Thirrja jonë organve të drejtësisë që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin dënimin e merituar, nuk ka përfundu në veshë të shurdhër”, ka shkruar Bajrami.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark