Insajderi
Lajme

Vrasja e Martin Canit, zbulohet çfarë filmoi kamera e sigurisë: Tetë persona të përfshirë

Insajderi
27 November 2024 - 14:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja e Martin Canit, zbulohet çfarë filmoi kamera e sigurisë: Tetë persona të përfshirë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë publkuar detaje të reja nga dosja hetimore për zbardhjen e vrasjes së Martin Canit, 14 vjeç.

Nga shikimi i kamerave të sigurisë është kapur fillimisht momenti kur personat e përfshirë përshkojnë një rrugicë në afërsi të shkollës, aty ku dyshohet se ka ndodhur konflikti, moment ky që nuk është kapur në pamje filmike.

Më pas, është fiksuar momenti kur autori i dyshuar, viktima, shoku i tij që mbeti po ashtu i plagosur dhe pesë persona të tjerë që vrapojnë në drejtim të kundërt të rrugicës që përshkuan më parë.

Sipas pamjeve, rezulton se përveç tre personave në fjalë, kanë vrapuar edhe të miturit me inicialet: K.B., M.S., A.M., K.T., dhe një person tjetër i paidentifikuar ende.

Ky moment i dytë rezulton të jetë pas ngjarjes, pasi i mituri shihet i plagosur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark