Insajderi
Lajme

Shpërthimet në veri, Haradinaj: Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane

Insajderi
29 November 2024 - 21:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj dy sulmeve në veri të vendit.

Haradinaj ka thënë se dy shpërthimet në veri manifestojnë mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës.

“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane. “Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane. Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës. Mjaft më me filma!”, është shprehur Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark