Pas sulmit të kanalit të Ibër-Lepencit, policia me qen kontrollon urën mbi Ujman - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas sulmit të kanalit të Ibër-Lepencit, policia me qen kontrollon urën mbi Ujman

    Insajderi
    30 November 2024 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë në fshatin Varragë të Zubin Potokut ndodhi një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, i cili furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

    Sot Policia e Kosovës kanë kontrolluar urën mbi Ujman në veri të vendit pas sulmit të mbrëmshëm ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

    Sipas pamjeve të publikuara nga mediumi lokal në gjuhën serbe “KoSSev”, policia shihet duke kontrolluar edhe me qen atë pjesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark