Rexhaj e Rrustemi, dy deputetët e pushtetit mobilizohen për të linçuar gazetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhaj e Rrustemi, dy deputetët e pushtetit mobilizohen për të linçuar gazetarët

    Insajderi
    30 November 2024 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj e Adnan Rrustemi siç duket janë munduar të fitojnë poenta politike duke sulmuar gazetarët.

    Kjo pasi ata kanë marrë postimet që kanë bërë disa gazetarë dhe i kanë postuar ato me mbishkrime linçuese.

    Rrustemi ka shkruaar: Kryeministri Kurti nuk ua thirrri emrat, por u lajmëruan vet.

    Ndërkaq Rexhaj sipër një postimit të gazetarit, Parim Olluri ka shkruar: Pra, jo qysh të kapën kriminelët e terroristët serbë, jo qysh t’i themi NATO-se që na duhet FSK në veri, po qysh të dëmtohet qeveria Kurti e shkarkohen njerëzit e shtetit tonë. Ja lufta hibride serbo-ruse kundër Republikës së Kosovës e kombit shqiptarë.

    Siç duket që të dy deputetët kanë pritur që edhe gazetarët, ngjashëm si ata, të mos e kritikojnë qeverinë për nivelin e sigurisë në vend.

    Kujtojmë që dje është sulmuar me eksploziv kanali i Ibër-Lepencit. Ky sulm është cilësuar si terrorist nga ana e kryeministrit, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se përgjegjës për të është Serbia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark