Abdixhiku në Gjilan: E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku në Gjilan: E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë

    Insajderi
    30 November 2024 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim paraelektoral në Gjilan.

    Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, foli edhe për sulmet terroriste e grupet kriminale në vend, teksa tha se Serbinë do ta mposhtim gjithherë.

    “Në këtë kryengritje të djathtë në vet djepin e së djathtës, shtruam jo vetëm zotimin tonë për të mbrojtur Republikën nga çdo kërcënim i jashtëm; por dhe për ta lartnuar atë në të gjitha përballjet e brendshme – aty ku janë dhe brengat e njerëzve tanë”.

    “Rrugëtimi ynë historik, po formësohet dhe në Karadakun e Kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani. Tre kolosë të mëdhenj, tre emra historik, që në tri epoka të ndryshme historike, u kryengritën për t’i dhënë Gjilanit, Kosovës e gjithë shqiptarëve vlerën më të madhe njerëzore pra vet lirinë”.

    “Dhe ëndrra e tyre e djeshme, për të ruajtur, mbrojtur e lartnuar shtetin që kemi, na qëndron sot jo vetëm si rikujtim për sakrificë, por na qëndron sot si kushtrim për përbashkim e për shpëtim. Prandaj themi se s’ka forcë e s’ka shpërthim, s’ka akt terrorist e s’ka grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës”.

    “E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë”, deklaroi Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark