Ngjarje e rëndë në Selanik: Shqiptari vret gruan dhe plagos djalin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Selanik: Shqiptari vret gruan dhe plagos djalin

    Insajderi
    01 December 2024 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krim familjar në Angelohori të Selanikut mëngjesin e së dielës, me një 46-vjeçar që vrau gruan e tij 60-vjeçare dhe plagosi djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur.

    Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes kur çifti, 46-vjeçari me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij 60-vjeçare rome, nisën të debatonin.

    Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka vrarë gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes, duke tentuar t’i ndajë

    Autori është arrestuar nga efektivë të stacionit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark