Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” del me një njoftim për shpërndarjen e ujit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” del me një njoftim për shpërndarjen e ujit

    Insajderi
    01 December 2024 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” ka thënë se Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc janë duke punuar me kapacitet normal të përpunimit të ujit.

    “Ju njoftojmë se sot, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc janë duke punuar me kapacitet normal të trajtimit/përpunimit të ujit, prandaj edhe shpërndarja dhe furnizmi i ujit janë stabilizuar dhe janë kthyer në gjendjen normale të furnizimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Më tutje në njoftim thuhet se pritet që uji i pijës të arrijë edhe tek konsumatorët tjerë. 

    KRU “Mitrovica”, ka edhe një rekomandim lidhur me ujin e pijshëm.

    “Tani pritet që uji i pijes të arrije edhe tek konsumatorët tjerë të cilëve u rekomandojë që në rast se uji u vjen i turbullt, ta lënë rubinetën hapur për disa çaste derisa uji të kthjellohet. Kjo gjendje e ujit vjen si pasojë e gypave të vjetruar të cilët me kohë krijojnë një masë korozive dhe rrjedhjeve të mundëshme në pusetat e ujëmatësve me ç’rast vakumi që krijohet me ardhjen e ujit, e bartë ujin e papastër deri në rubinetat tuaj”.

    “Nga ana tjeter u sigurojme se Impiantet tona asnjëher nuk lëshojnë në rrjetin e furnizimit ujin i cili nuk i plotëson standardet e ujit për konsum human, gjë që gjithmon vëretohet në bazë të analizave fiziko – kimike  dhe bakteriologjike”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark