Entuziazmohet Haki Abazi- Haradinajn e sheh si zbatues të idesë së famshme të Skënderbeut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Entuziazmohet Haki Abazi- Haradinajn e sheh si zbatues të idesë së famshme të Skënderbeut

    Insajderi
    01 December 2024 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti, Haki Abazi, ka vendosur të garojë për një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, duke u bashkuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Abazi në një konferencë për media tha se vendimi i tij për të aderuar në AAK ka qenë i motivuar nga angazhimi i përbashkët me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për zhvillimin e vendit dhe integrimin e Kosovës në NATO.

    Më tutje Abazi tha se ‘idenë e Skënderbeut me i ba thuprat bashkë për mos me u thy në situatea delikate të sigurisë’ e ka gjetur vetëm te AAK’ja.

    “Dua ta falënderoj këtë shtëpi të madhe që idenë e Skënderbeut me i ba thuprat bashkë për mos me u thy në këto situata shumë delikate të sigurisë në Ballkan, e kam gjetur vetëm të AAK-ja. Unë kam vendosur që të jem krahu i Haradinajt dhe miqve që janë këtu në këtë subjekt”, përfundoi Abazi.\


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark