Insajderi
Lajme

Bastisje në Varagë të Zubin Potokut, policia tregon çka u gjet

Insajderi
01 December 2024 - 16:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bastisje në Varagë të Zubin Potokut, policia tregon çka u gjet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, pranë digës së Ibër-Lepencit ku u realizua sulmi terrorist.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani bëri të ditur për Insajderin se janë kryer bastisje, gjatë së cilave janë konfiskuar tri pushkë gjuetie.

“Sot kemi pas kontroll të terrenit përgjatë kanalit në Varagë, po ashtu edhe bastisje. Kemi konfiskuar tri pushkë gjuetie por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar. Kontrolli i terrenit është kryer me njësinë policore K-9, e po ashtu edhe me njësitet tjera policore dhe tashmë ka përfunduar”, tha ai.

Policia të shtunën I vuri në pranga tetë të dyshuar në një operacion të gjerë në zonën veriore të Kosovës.

Gjithashtu, u njoftua se Policia në atë pjesë të vendit konfiskoi armatim, përfshirë edhe eksploziv. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark