Insajderi
Sport

Ky lojtar i Fiorentinës përgëzohet për dhënien e ndihmës së parë që mund të këtë shpëtuar jetën e bashkëlojtarit

Insajderi
01 December 2024 - 20:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky lojtar i Fiorentinës përgëzohet për dhënien e ndihmës së parë që mund të këtë shpëtuar jetën e bashkëlojtarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mesfushori i Fiorentinës, Danilo Cataldi është vlerësuar për aftësitë e tij rreth ndihmës së parë duke i shpëtuar jetën shokut të tij të skuadrës Edoardo Bove, i cili u rrëzua gjatë ndeshjes së Serisë A me Interin.

22-vjeçari ishte përkulur për të rregulluar lidhëset kur papritur u rrëzua.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA , diagnoza fillestare e ardhur nga Spitali Careggi – ku Bove ka rifituar vetëdijen – është se ai pësoi një krizë epileptike, duke shkaktuar një arrest të shkurtër kardiak.

Fiorentina pritet të bëjë një deklaratë së shpejti për atë që ka ndodhur me 22-vjeçarin, por më e rëndësishmja është se ai është me vetëdije.

Shoku i tij i skuadrës , Cataldi po merr lëvdata për veprimet e tij vendimtare, pasi agjencia e lajmeve Adnkronos raporton se ai nxitoi të ndalonte Bove të gëlltiste gjuhën dhe e vendosi atë në pozicionin e rikuperimit përpara se stafi mjekësor të arrinte atje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark