Insajderi
Lajme

Endrit Thaçi reagon pasi Kurti e përmendi babain e tij në konferencë

Insajderi
01 December 2024 - 23:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Endrit Thaçi reagon pasi Kurti e përmendi babain e tij në konferencë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka postuar një storie në Instagram të babait të tij, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Endriti ka përmendur sukseset e babait të tij, nga lider studentor e deri te posti i presidentit.

“E ky”, ka pyetur me ironi Endrit Thaçi, duke lënë të nënkuptohet që po aludon te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka qenë kundërshtar opozitar i Thaçit.

Por, Kurti e ka përmendur Thaçin edhe në konferencën që e mbajti të dielën, duke thënë se nuk po mund ta dërgojë ushtrinë në veri shkak i politikave të Thaçit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark