Insajderi
Lajme

Peci tenton ta përvetësojë figurën e Ibrahim Rugovës, i kapet LDK’së në Kuvend

Insajderi
02 December 2024 - 14:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Peci tenton ta përvetësojë figurën e Ibrahim Rugovës, i kapet LDK’së në Kuvend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, në Kuvendin e Kosovës ka përmendur figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova në datën e lindjes së tij.

Peci në Kuvend tha se ish-presidenti Rugova porosiste ta siguronim bukën e motmotit dhe se dikasteri i tij kishte arritur ta bëjë këtë.

Pastaj, ai me ironi sulmoi LDK’në, duke thënë se s’e përmendi atë në ditëlindjen e tij.

“Sot është 2 dhjetori, sikur presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova të ishte në jetë, ai do t’i kishte 80 vjet dhe njëri prej amaneteve të tij ka qenë që të angazhohemi fort, që të sigurojmë bukën e motmotit. E kemi siguru bukën e motmotit. Nuk dëgjova prej LDK-së që e përmend as Ibrahim Rugovën në datën 2 dhjetor. Nejse, na falni se ju tash jeni Rruga e Re”, deklaroi Peci. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark