Nesër mbyllet një segment i rrugës Prishtinë-Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbyllet një segment i rrugës Prishtinë-Pejë

    Insajderi
    03 December 2024 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër do të mbyllet një segment i rrugës Prishtinë-Pejë pasi që do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

    Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

    Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në ora 18:00.

    Kjo ndërprerje e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor vlen për të gjitha automjetet.

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës apelon pjesamarrësit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfryrtëzojnë rrugë alternative.

    “Të gjitha ekipet dhe individet e kontraktuar apo sipas detyres (Organi Mbikqyres “ERALD-G”, Menaxheret perkates, Operatori Ekonomik I Kontraktuar “LIKA COMPANY SHPK”) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndermarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme”,  thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark