Vdes në QKUK 82-vjeçari që u godit nga një automjet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në QKUK 82-vjeçari që u godit nga një automjet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

    Insajderi
    03 December 2024 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    82-vjeçari, B.J. ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte aty i shtrirë për shkak se ishte goditur nga një automjet transportues në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë në afërsi me udhëkryqin e fshatit Prelez i Muhaxherëve.

    Për Klankosova.tv, Kanul Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, ka thënë se shoferi i automjetit që e ka goditur është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

    Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi i automjetit A.B (M/K) i moshës 54 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark