Azemi: Punëtorët teknikë të Kuvendit e fitojnë të drejtën që të kthehen në punë brenda tri dite - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemi: Punëtorët teknikë të Kuvendit e fitojnë të drejtën që të kthehen në punë brenda tri dite

    Insajderi
    03 December 2024 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se e kanë fituar kontekstin në Inspektoratin e Punës ndaj Parlamentit te Kosovës dhe kompanisë “Schafberger Jr. GmbH” në rastin e grevës së punëtoreve teknike të parlamentit.

    Në një postim në Facebook, ai thotë se sipas raportit zyrtar të publikuar nga Inspektorati i Punës thuhet se të drejtë kanë punëtorët teknikë.

    “Raporti zyrtar i Inspektoratit të Punës e bën fajtor për rastin e cekur tërësisht kompaninë e kjo ka qenë në vi me Kuvendin”.

    “Inspektorati i propozon kompanisë që të gjitha punëtorët t’i kthej aty ku kanë qenë brenda tri ditëve”, ka thënë Azemi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark