Ukraina rrit prodhimin e raketave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukraina rrit prodhimin e raketave

    Insajderi
    04 December 2024 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se Ukraina po rrit prodhimin e saj të raketave.

    Kievi u ka bërë thirrje vazhdimisht aleatëve evropianë që të rrisin shpenzimet dhe të ofrojnë më shumë armë, në mënyrë që të mund të furnizojë trupat e tij në vijën e frontit, të cilët janë përballur shpesh me mungesa gjatë luftimeve.

    Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha sot se po rrit prodhimin e raketave të saj të lundrimit R-360, raporton Sky News.

    “Ukraina ka rritur prodhimin serik të raketave të lundrimit R-360. Raketat e modifikuara tani janë në gjendje të godasin objektiva në distanca më të gjata”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ministrie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark