Ibër-Lepenci i drejtohet policisë, kërkon lirimin e një prone të uzurpuar në Varagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibër-Lepenci i drejtohet policisë, kërkon lirimin e një prone të uzurpuar në Varagë

    Insajderi
    05 December 2024 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka hapur një rast për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

    Siç bëhet e ditur në raportin ditor të policisë për të enjten, prona është e ndërmarrjes Ibër-Lepenci.

    Lidhur me këtë rast është intervistuar një dëshmitar dhe rasti po hetohet.

    “UZURPIM I PALIGJSHËM I PRONËS SË PALUAJTSHME- Fsh. Varage e Poshtme, Zubin Potok NN – NN. Me datën 04.12.2024, nga NPH Ibër Lepenc SHA, kanë kërkuar nga Policia e Kosovës për lirimin e pronave të paluajtshme dhe të kthehen te pronari NPH Ibër Lepenc SHA. Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarit është intervistuar një mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, e ka cilësuar rastin në drejtim të veprës së lart-cekur dhe mbetet në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark