Trajneri i Lille: Zhegrova duhet të përmirësohet - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Lille: Zhegrova duhet të përmirësohet

    Insajderi
    05 December 2024 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Lille, Bruno Genesio e ka lavdëruar sulmuesin Edon Zhegrova, mirëpo pret nga ky i fundit të përmirësohet edhe më shumë. Genesio për “Europe 1” ka treguar se pret nga Zhegrova të shkëlqejë në secilën ndeshje, ku e tëra që i mungon është konsistenca.

    “Ai është lojtar i talentuar, i cili është në gjendje ta bëjë dallimin në çdo periudhë të ndeshjes. Kam marrëdhënie të mirë me të dhe mendon se mund të përmirësohet në vazhdimësinë e ndeshjeve të mira. Duhet që të jetë i mirë në çdo ndeshje dhe mendon se mund të përmirësohet në këtë aspekt”, ka thënë ai.

    “Është faktor sepse është në gjendje të shënojë gola të jashtëzakonshëm, ashtu siç ka bërë në kupat evropiane, sidomos në ato të ‘play-off’-it. Është i dashur për të gjithë dhe është integruar shumë mirë te skuadra e Lille”, ka shtuar tekniku francez.

    Zhegrova mund të rikthehet te goli qysh të premten në përballjen që Lille e zhvillon ndaj Brest, në kuadër të Ligue 1.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark