
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ka reaguar ashpër deputetëve të Listës Serbe, të cilët sot u paraqitën në seancën plenare, shkruan Insajderi.
Konjufca, veprimin e tyre e ka lexuar si provokim duke thënë se është e pa tolerueshme kjo sjellje.
Sipas tij, po e luftojnë Kosovën me çdo mjet e kanë guxim me u shfaqë.
Pos tjerash Konjufca u tha “Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq”.
Për më tepër, ai ka kërkuar që seanca të ndërprehet, dhe ta lirojnë sallën.
“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vinë e provokojnë në këtë mënyrë. E patoleroueshme në Kuvend kjo sjellje një herë 6 muaj me ardh me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq. E keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë”, ka thënë ai.