
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot është pritur në mënyrë madhështore në Ferizaj.
Limaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se qytetarët e Ferizajt kërkojnë veç vepra për rregullimin e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë e në veçanti sigurisë.
“Bashkë me kandidatët e NISMA Socialdemokrate, sot u mirëpritem në qytetin e Ferizajit. Qytetarët e Ferizajit kërkojnë #veçVEPRA që kontribuojnë në zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi funksionale dhe, në veçanti, siguri kombëtare. Prandaj, u zotuam se do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për Ferizajn dhe për gjithë vendin”, ka shkruar Limaj.
Sipas tij, suksesi i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i NISMA-s do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucionet tjera qendrore.